LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishte punë e një njeriu dhe nuk u bë brenda një dite”: Dhjetëra të burgosur arratisen përmes një tuneli, i përkisnin bandës më të madhe braziliane

“Nuk ishte punë e një njeriu dhe nuk u bë brenda një dite”: Dhjetëra të burgosur arratisen përmes një tuneli, i përkisnin bandës më të madhe braziliane

Dhjetëra anëtarë të bandës së kartelit kanë shfrytëzuar një tunel për tu larguar nga burgu në një ikje të stilit si në filmin e famshëm Shawshank Redemption.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtatëdhjetë e pesë të burgosur, shumica e të cilëve i përkasin bandës braziliane Primer Comando Capital (PCC), shpëtuan nga burgu Pedro Juan Caballero në qytetin Pedro Juan Caballero në Paraguai.


Dhe, autoritetet, siç bëhet e ditur, më pas zbuluan një tunel në vendin qendror të Amerikës, të fshehur me kujdes për të shmangur zbulimin.

Lidhur me këtë arratisje, ministrja e Drejtësisë e vendit Cecilia Perez u tha gazetarëve: “Kjo nuk ishte puna e një njeriu dhe nuk u bë brenda një dite, është e pamundur që askush nuk dinte asgjë, nuk mund të jetë se askush nuk pa asgjë”.

Ndërkohë, disa pamje të publikuara tregojnë një qeli burgu të mbushur me qese, që supozohet se janë me material të gërmuar në gërmimet e tunelit.

Disa raporte tregojnë se 91 të burgosur morën pjesë në arratisje, por 16 prej tyre u kapën ndërsa po dilnin nga tuneli.

Megjithatë, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që shumë prej të burgosurve të zhdukur gjithashtu mund të kenë dalë nga dalja kryesore e burgut me shoqërimin e rojeve.

Drejtori i burgut Christan Gonzalez është shkarkuar dhe arrestuar, së bashku me shefat e sigurimit të objektit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori