LAJMI I FUNDIT:

Nuk i hapin telefonin, Vasfije Krasniqi shpreh pakënaqësi ndaj Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës gjatë luftës

Nuk i hapin telefonin, Vasfije Krasniqi shpreh pakënaqësi ndaj Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës gjatë luftës

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila njëherit është edhe zëri i fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ka kritikuar Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se anëtarët e këtij Komisioni nuk po ia hapin telefonin, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku është detyruar t’iu shkruaj në “Viber” për t’ju kërkuar që ta hapin telefonin.


“Të lutem më thirr, Vasfija jam. Komisioni për verifikimin te viktimave as ne telefon nuk lajmërohen”, ka shkruar ajo.

Kurti takon Vasfije Krasniqin, flasin për Institutin që u themelua për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës
Lexo po ashtu Kurti takon Vasfije Krasniqin, flasin për Institutin që u themelua për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës

Kujtojmë se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës ka bërë të ditur se ka filluar procesi për aplikimin për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Afati për aplikim është deri më 15 maj 2025. Shtyrja e afatit ishte bërë pas kërkesës së presidentes, Vjosa Osmani por edhe pas pakënaqësive të organizatave të ndryshme.

Aktualisht në Kosovës sipas të dhënave, 1.451 persona e kanë statusin e viktimave të dhunuara gjatë luftës.

Kujtojmë se 14 prilli në Kosovës është shpallur si Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit. /Telegrafi/