LAJMI I FUNDIT:

Nuk është vetëm Jack Teixeira – kush tjetër publikoi dokumente sekrete amerikane

Nuk është vetëm Jack Teixeira – kush tjetër publikoi dokumente sekrete amerikane

Rastet e Chelsea Manning, Julian Assange dhe Edward Snowden janë në qendër të vëmendjes pas skandalit të fundit të zbulimit të dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane, e cila gjë ka bërë që të arrestohet pjesëtari i Gardës Kombëtare, Jack Teixeira.

Një shkelje e madhe e sigurisë nga Pentagoni, e cila shkaktoi zbulimin e dokumenteve ushtarake, ka hedhur dyshime rreth mënyrës se si kujdeset për sekretet e saja SHBA-ja?


Nga hetimet e fundit është arrestuar një 21-vjeçar, i cili ka publikuar dokumente sekrete të qeverisë amerikane, raporton skynews.

Assange, Snowden dhe Manning nominohen për Çmimin Nobel të vitit 2021
Lexo po ashtu Assange, Snowden dhe Manning nominohen për Çmimin Nobel të vitit 2021

Por zbulimet e reja janë larg nga rrjedhjet e para të klasifikuara të profilit të lartë për të vënë në siklet SHBA-në.

Këtu janë disa nga rastet e tjera që janë bërë kryefjalë gjatë viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Chelsea Manning

Ish-analistja e inteligjencës së ushtrisë amerikane qëndron pas publikimit më të madh të njohur të paautorizuar të materialeve të ndjeshme të qeverisë amerikane.

Manning u dënua për spiunazh dhe vepra të tjera nga gjykata ushtarake në vitin 2013.

Ajo zbuloi rreth 750 mijë dokumente, video, kabllograme diplomatike dhe shumë informacione në platformën informuese “WikiLeaks”, ndërsa ishte duke shërbyer gjatë vitit 2010 në Irak.

E dënuar me 35 vjet burg, ajo u lirua në vitin 2017 pasi dënimin ia zbuti ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

I njohur më parë si ushtari, Bradley Manning, ish-ushtari tani identifikohet si grua pasi iu nënshtrua tranzicionit gjinor ndërsa ishte në burg.

Midis dokumenteve që ajo publikoi ishin miliona kabllograme diplomatike dhe një video e vitit 2007, ku shihet një helikopter amerikan duke qëlluar mbi një grup civilësh në Bagdad.

Sulmi vrau një duzinë njerëz, duke përfshirë dy fotografë të agjencisë së lajmeve Reuters si dhe plagosi dy fëmijë.

Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning
Lexo po ashtu Obama e arsyeton vendimin e tij për të liruar Chelsea Manning

Si përgjigje, administrata e atëhershme e Obamës prezantoi Programin e Kërcënimit të Brendshëm, i cili u kërkonte agjencive amerikane të përmirësonin masat mbrojtëse kundër zbulimeve të paautorizuara.

Masat e sigurisë përfshinin monitorimin dhe auditimin e rregullt të rrjeteve kompjuterike të klasifikuara, “për të zbuluar, monitoruar dhe analizuar sjelljen anormale të përdoruesve”.

Manning u burgos përsëri në vitin 2019 për shpërfillje të gjykatës pasi refuzoi të jepte dëshmi rreth një hetimi të jurisë së madhe për WikiLeaks.

Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks aktualisht po mbahet në burgun e sigurisë së lartë, Belmarsh në Londrën juglindore, ndërsa po vazhdon betejën e gjatë ligjore për të shmangur ekstradimin në SHBA.

Ai u arrestua në Londër në vitin 2019 pasi kaloi shtatë vjet i mbyllur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për zbulimin e informacione ushtarake në WikiLeaks, ku publikoi qindra mijëra dokumente në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

Nëse dënohet për shkelje të ligjit të spiunazhit, Assange përballet me 175 vjet burg.

Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)
Lexo po ashtu Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)

Ai gjithmonë ka mohuar çdo gjë ndërsa ka marrë mbështetje nga disa grupe të të drejtave të njeriut, parlamentarë dhe persona të famshëm, duke përfshirë edhe stilisten e ndjerë të modës, Vivienne Westwood.

Assange kaloi shtatë vjet të jetës në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku do të përballej me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Ai u largua me dhunë nga ndërtesa e Ambasadës së Ekuadorit pasi iu hoq statusi i azilit.

Assange dhe avokatja, Stella, u martuan në Belmarsh në muajin mars të vitit të kaluar dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane u arratis në Rusi pasi publikoi dosje sekrete gjatë vitit 2013, ku u zbuluan operacione të mëdha të vëzhgimit të qytetarëve amerikanë si dhe atyre të huaj, të cilat i ka kryer Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), ku ai punonte.

Uashingtoni ka kërkuar prej vitesh rikthimin e Snowdenit, ku do të përballet me akuzat për spiunazh.

Rusia i dha Snowdenit të drejtën e qëndrimit të përhershëm në vitin 2020, duke i hapur rrugën që të marrë nënshtetësinë ruse, të cilën e mori shtatorin e kaluar.

Paralajmëron Snowden: Pajisjet e mbikëqyrjes që po vendosen gjatë pandemisë së coronavirusit nuk do të hiqen kurrë më!
Lexo po ashtu Paralajmëron Snowden: Pajisjet e mbikëqyrjes që po vendosen gjatë pandemisë së coronavirusit nuk do të hiqen kurrë më!

Ai më pas është betuar për besnikëri ndaj shtetit rus pasi mori një pasaportë të atij vendi.

Një gjykatë e apelit në SHBA ka zbuluar më parë se aktivitetet e spiunazhit që Snowden i kishte zbuluar ishin të paligjshme dhe se udhëheqësit e inteligjencës amerikane që e mbrojtën publikisht 39-vjeçarin, nuk po flisnin të vërtetën.

Snowden, i cili ka mbajtur një profil të ulët në Rusi dhe herë pas here ka kritikuar Kremlinin, në vitin 2019 ka deklaruar se ishte i gatshëm të kthehej në vendlindje nëse i garantohej një gjyq i ndershëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori