Nuk është vetëm çështje e gjenetikës: Ushqimet që e ndihmojnë dhe dëmtojnë trurin
Mënyra si ushqehemi ka ndikim të madh në mirëqenien e trurit tonë dhe në shëndetin mendor, bile na mbron edhe nga demencia. Por, çfarë duhet të ketë në pjatat tona?!
Truri është organi më i uritur në trup, ku e konsumon më shumë se 20 për qind të energjisë totale të trupit. Gjithashtu, qelizat e trurit janë të parikuperueshme.
Ndryshe nga pjesa tjetër e trupit, ku qelizat vazhdimisht rikuperohen, shumica e qelizave tona të trurit qëndrojnë me ne gjatë tërë jetës sonë – kjo do të thotë se duhet t’u kushtojmë atyre kujdes më të veçantë.
Acidet yndyrore
Acidet yndyrore si omega-3 janë të domosdoshme për trurin. Peshqit, si salmoni dhe sardelet janë burimi më i mirë natyral i të vetmit lloj të yndyrës për të cilën truri ka nevojë gjatë tërë jetës. Kur nuk keni mundësi të konsumi peshk, alternativa të mira janë edhe farat chia, transmeton Telegrafi.
Glukoza
Glukoza është një lloj specifik i karbohidrateve. Glukoza është i vetmi burim i energjisë për trurin, prandaj është e domosdoshme që truri të konsumoj mjaftueshëm. Ndër ushqimet më të mira të cilat janë të pasura me glukozë dhe përmbajnë mjaftueshëm fibra sa për t’jua stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak, janë kiwi, patatet e ëmbla, qepët, mjalta, sheqeri i kokosit, etj.
Vitaminat dhe mineralet
Të gjitha vitaminat dhe mineralet, e posaçërisht ato me efekte antioksiduese si vitamina A, vitamina C, vitamina E, hekuri, zinku, etj., janë të domosdoshme për trurin.
Pemët dhe perimet janë burimi më i mirë natyral i këtyre vitaminave dhe mineraleve. Përpiquni që në pjatën tuaj gjithmonë të përfshini spinaq, brokoli, portokaj, molla, qepë, karrota, domate, etj.
Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni
Përderisa disa ushqime janë të mira për trurin dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme, ushqimet tjera duhet shmangur me çdo kusht. Këto ushqime që duhet shmangur përfshijnë ushqimet e shpejta, ushqimet e fërguara si çipsat, ushqimet yndyrore si mishi i kuq, dhe, mbi të gjitha, ushqimet e përpunuara.
Por edhe ushqimet e mbushura me sheqer të rafinuar si ëmbëlsirat, biskotat, etj., janë të dëmshme për trurin dhe trupin tonë.
Aq më shumë ushqime të përpunuara që konsumoni në baza ditore, aq më të rrezikuar jeni nga demenca dhe sëmundjet tjera mendore.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre