Nuk është me rëndësi inteligjenca dhe as familja e pasur, por lumturia e fëmijëve
Fëmijët më të suksesshëm janë ata që në fëmijëri kanë qenë të lumtur dhe të qeshur, ndërsa në suksesin e tyre në moshën e rritur nuk ka ndikuar as pasuria dhe as predispozitat gjenetike.
Fëmijët e lumtur kanë më shumë gjasa që në moshën e rritur të jenë të siguruar financiarisht, ka zbuluar studimi i universitetit London në më shumë se 15.000 persona.
Kështu vogëlushët të cilët në fëmijëri kanë qenë të qeshur dhe të lumtur apo të gëzuar në moshën prej 22 vjetësh mesatarisht kanë për 22 për qind pagë më të madhe se ata që nuk kanë pasur një fëmijëri të lumtur, përcjell Daily Mail.
Shpjegimi psikologjik është që fëmijët e lumtur në moshën e rritur janë më komunikues, me më shumë vetëbesim dhe më të hapur. Pikërisht këto veti u kanë mundësuar që të jenë më të suksesshëm në shkollim dhe në punë në krahasim me moshatarët tjerë, kanë shpjeguar shkencëtarët.
“Për herë të parë kemi gjetur lidhje të fortë mes suksesit financiar dhe lumturisë dhe kemi zbuluar që potenciali i fëmijës formësohet qysh në moshë të hershme”, ka konkluduar autorja e studimit, dr. Jan-Emmanuel De Neve.
Ajo ka shtuar që lumturia si indikator i suksesit të ardhshëm të fëmijës ka ekzistuar edhe pasi që shkencëtarët kanë përllogaritur faktorët si arsimimi, inteligjenca e fëmijës, shëndeti fizik dhe predispozitat e ndryshme gjenetike.
“Në fund të fundit nuk është me rëndësi se a është e pasur familja, se a janë prindërit inteligjentë mbi mesataren, dhe a ka fëmija astmën apo ndonjë sëmundje tjetër, më e rëndësishmja është që ai të jetë i lumtur dhe me këtë i hapen dyert e suksesit”, tha bashkëpunëtori i këtij studimi, profesori Andrew Oswald nga Universiteti Warwick. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës