"Nuk dua ta ofendoj Arsenalin, por futbolli i tyre është shumë irritues" - Schmeichel ia thotë në sy defektin Artetës

Kampionët aktualë të Anglisë, Liverpool, kanë vazhduar nisjen perfekte të sezonit të ri të Ligës Premier, duke regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje.
Në derbin e zhvilluar në Anfield, skuadra e Arne Slot mposhti Arsenalin, nënkampionin aktual dhe një nga pretendentët kryesorë për titull këtë sezon.
Goli vendimtar erdhi nga Dominik Szoboszlai (24), i cili realizoi një goditje dënimi fantastike nga rreth 30 metra në minutën e 83-të.
Ndeshja ishte me pak raste: Liverpooli regjistroi 9 gjuajtje, tre prej të cilave në portë, ndërsa Arsenali pati 11 gjuajtje, por vetëm njëra në portë.
Peter Schmeichel, portieri legjendar danez, kritikoi ashpër lojën e Arsenalit, e cila për hir të vërtetës, nuk po del të jetë ajo e pritura.
"Arsenali po luan keq. Nuk kam dashur kurrë që një ekip të fitojë më shumë se sa sot në futboll në jetën time, sesa dua që Liverpooli të fitojë ndaj Arsenalit. Futbolli i Arsenalit është shumë i irritueshëm për t’u parë; ata presin gabimet e kundërshtarëve dhe shfrytëzojnë ndërprerjet", deklaroi ish portieri i famshëm.
Derbi nuk i përmbushi pritshmëritë për spektakël, pasi vetëm Liverpooli tregoi dëshirë për të luajtur futboll ofensiv. Arsenali nuk arriti të gjeneronte rrezik real, duke bërë që skuadra e Slot të marrë fitoren e rëndësishme në këtë fillim sezoni./Telegrafi/




















































