Padyshim që jetët tona po varen nga teknologjia, qoftë nëse është fjala për blerjen e gjërave nga interneti, apo të komunikojmë nga një vend në tjetrin.

Celularët e mençur janë bërë shokët tanë të ngushtë dhe na asistojnë në thuajse çdo gjë që bëjmë, si në lojëra, lajme, produktivitet etj.

Sipas një raporti thuhet se ekzistojnë rreth 1,65,000 aplikacione të fituesit dhe shëndetit, dhe krijimi i kaq shumë aplikacioneve tregon se njerëzit janë të vetëdijshëm për shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.

Pra, duke marrë parasysh që ka kaq shumë aplikacione, më poshtë i keni disa nga aplikacionet më të mira që ekzistojnë, e të cilat do t’ju shoqërojnë në aktivitet tuaja sportive.

Reklama

Moves

Ky aplikacion do t’ju ndihmoj t’i shikoni lëvizjet tuaja ditore, siç është ecja, çiklizmi dhe vrapimi. Krejt çfarë duhet të bëni është ta instaloni këtë aplikacion dhe ta mbani celularin me ju.

Reklama

Ky aplikacion do t’ju tregoj për rrugën që e keni bërë, numrat e hapave që i keni bërë etj.

Lifesum

Ky aplikacion është instruktor i shëndetit që ju tregon se çfarë të hani dhe çfarë jo.

Ky aplikacion ka shumë karakteristika, që përfshijnë numërimin e kalorive, sasinë e ujit që e konsumoni, ushqimit etj.

Analizat e këtij aplikacioni do t’ju tregojnë për dietat më të shëndetshme që janë për ty.

Reklama

7 minute workout

“Nuk di nga të fillojë”…. Ky është arsyetimi më i zakonshëm i çdo fillestari që dëshiron t’i heq ato kilet e tepërta. Sidoqoftë, ky aplikacion është krijuar vetëm për t’ju kthyer përgjigje njerëzve të ttillë.

Aplikacioni përmban shumë video të ushtrimeve të thjeshta që mund të performohen në shtëpi, dhe nëse harroni të ushtroni, ky aplikacion do t’ju dërgoj lajmërime çdo ditë… /Telegrafi/

Reklama