LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëshironi të mbeteni pa punë: Duhet silleni kështu nëse e keni bërë për vete kolegun!

Nuk dëshironi të mbeteni pa punë: Duhet silleni kështu nëse e keni bërë për vete kolegun!

E dini çfarë fantazie keni në kokë. I dërgoni njëri-tjetrit shikime, përkuleni nga tavolina e tij, mirëpo kujdeseni të mos e teproni

Situatë e çdoditshme që mund të ndodhë, ndërkaq juve ju josh personi me të cilin janë shanse të mëdha që ndokush t’ju shohë edhe kur e gjitha është nën velin e misterit.


Gjysma e të gjithë punëtorëve, si edhe 53 për qind e profesionistëve në punën e tyre, kanë qenë me kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.

Sado që të jetë kjo joshëse, nëse dëshironi diçka më seriozisht me të, patjetër duhet të merreni vesh rreth rregullave të caktuara, të cilat do t’i respektoni kur jeni duke punuar.

1. Vlerësoni se çfarë ju është më e rëndësishme

Më së miri do të ishte që fare të mos filloni aventurën me personin nga puna, sepse nëse ajo është vetëm pa obligime, do t’i krijoni vetes reputacion të keq dhe do të rrezikoni ardhmërinë e karrierës.

2. Shmangni këmbimin e përkëdheljeve me çdo kusht

Mbani marrëdhënien tuaj private, takohuni pas punës, në pauza, mirëpo assesi mos lejoni që të tjerët t’ju shohin. Kjo është vetëm edhe një mënyrë më e mirë që kur të shkoni në shtëpi do të shkëndijat të jenë më të mëdha.

Dashuria në zyrë: Rregullat që duhet t’i respektoni patjetër
Lexo po ashtu Dashuria në zyrë: Rregullat që duhet t’i respektoni patjetër

Njerëzit do të bëhen dyshues nëse gjithë kohës ju shohin se si hyni dhe dilni bashkërisht nga ndërtesa apo zyra. Merruni vesh që dallimi në ardhje dhe shkuarje të jetë së paku 5 minuta.

4. Mos lini shënime në rrjetet shoqërore

Nëse planifikoni udhëtim të përbashkët, më së miri do të ishte që të mendon për vende të ndryshme. Posaçërisht vlen për vendet e punës ku rreth jush ka shumë njerëz të cilët i duan thashethemet.

5. Bëhuni të sinqertë, por me kohë

Pas tre muajsh, edhe kur midis jush çdo gjë shkon më së miri dhe jeni në vend të sigurt, mund t’u thoni kolegëve që jeni me të në lidhje. Mirëpo akoma kujdesuni që të mos e teproni me praninë.

Një hulumtim ka treguar që më shumë se 30 për qind e çifteve, të cilët kanë qenë kolegë në punë, janë kurorëzuar. /Telegrafi/