LAJMI I FUNDIT:

Nuk deklaroi pasurinë, 800 euro gjobë zyrtarit në Prizren

Nuk deklaroi pasurinë, 800 euro gjobë zyrtarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit R.M për shkak se nga 01.03.2019, deri me 31.03.2019, në cilësi të zyrtarit të lartë publik, nuk bëri deklarimin në zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare të prindit të tij H.M., si dhe të hyrat nga këto aksione, të dhëna këto të domosdoshme për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Gjykata i ka shqiptuar dënim me gjobë, në shumën prej 800 euro të cilën i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.


Në akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e lartcekur, ky dënim do të ekzekutohet në mënyrë të dhunshme ashtu që do të zëvendësohet me dënim me burgim, duke llogaritur 20 euro ditën, respektivisht 40 ditë burgim.

“Dënim me burgim me kusht, ashtu që gjykata i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6  muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin prej 1 viti, në rast se i akuzuari nuk kryen vepre të re penale”.

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori