LAJMI I FUNDIT:

Nuk bën t’i shmangni: Shoqërimi me personat negativë mund të jetë i dobishëm

Nuk bën t’i shmangni: Shoqërimi me personat negativë mund të jetë i dobishëm
GettyImages

Janë xhelozë, thashethemexhinj, shkaktojnë drama dhe kënaqen duke i bërë të tjerët të ndihen keq

Ne i zgjedhim vetë miqtë tanë dhe shpesh jemi të rrethuar nga njerëz negativë kundër dëshirës sonë.


Por kjo nuk duhet të jetë me çdo kusht e keqe, por edhe e dobishme, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Shoqërimi me ta do t’ju bëjë t’i shikoni gjërat ndryshe, për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme për ju në jetë dhe se nuk ia vlen të shpenzoni kohë për njerëzit që nuk ju interesojnë.

Të qenit pranë njerëzve negativë ju bën të kuptoni se sa të rëndësishme janë familja dhe miqtë e vërtetë për ju.

Është e vështirë të arrish njerëzit e këqij, sepse ata nuk mendojnë se e kanë gabim dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt. E dinë mirë që janë të tillë dhe u pëlqen të jenë të tillë.

dreamstime

Janë xhelozë, merren me thashetheme, shkaktojnë dramë dhe ndiejnë kënaqësi kur i lëndojnë të tjerët. Ndikojnë keq në vetëbesimin, përhapin dhe tërheqin emocione negative, nuk duan të ndryshojnë, kështu që është më mirë t’i shmangni ata.

Është e rëndësishme të kuptoni se energjia e mirë tërheq gjëra të mira, qoftë kjo një fjalë e mirë nga një koleg apo ndihmë nga një i huaj.

Ana pozitive e shoqërimit me zuzarët është se përvoja mund t’ju ndihmojë të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja. Kjo është veçanërisht e vërtetë në situatat kur temperamenti juaj mund t’ju futë në telashe. /Telegrafi/