NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime": Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" në Shkup njofton se sipas rezultateve të fundit laboratorike uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.
"Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 06.04.2026 deri më 11.04.2026 mori 189 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat JANË PËRPUTHUR me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)./Telegrafi/




















































