Milani triumfoi 3-0 përballë Interit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke kaluar kështu në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Golat për Rossonerët i shënuan Luka Jovic me dy gola dhe Tijani Reijnders.


Milani ishte dukshëm ekip më i mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Interi u vlerësua me 6.78.

Lojtari i ndeshjes ishte Jovic, që u notua me 8.3.

Kristjan Asllani që startoi në këtë derbi u vlerësua me 7.0.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Marko Aranutovic, që u vlerësua me 6.1.

Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

telegrafi sport app