Arsenali ka arritur të marr një fitore shumë të madhe ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupës.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë në këtë fitore, duke ia siguruar Arsenalit finalen.


Sulmuesi për paraqitjen e sotme është notuar me notën 8.1, ndërsa më lartë se ai është notuar Dvid Luiz me 8.3.

GettyImages 1256904803 Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Justin Tallis/Pool via Getty Images)

Shkodran Musafi me 7.5 dhe Granit Xhaka me 7.0 ishte ndër më të mirët në fushë.

Te Manchester City më i miri ishte Kevin de Bruyne me 7.9, ndërsa lojtari më i dobët në ndeshje ishte David Silva me 5.9.

Arsenali në finale dhe do të pres njërin mes Manchester United e Chelsea, që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.

Notat e lojtarëve të Arsenal

Screenshot 14 3

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt

Screenshot 15 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app