LAJMI I FUNDIT:

Notarët mbetën të habitur kur brenda pishinës së mbyllur përfundoi një veturë

Notarët mbetën të habitur kur brenda pishinës së mbyllur përfundoi një veturë

Ku askush nuk e priste, vetura përfundoi papritmas

Aktivitetet fizike janë të domosdoshme për një trup të shëndoshë dhe notimi në një pishinë të mbyllur, do ishte shumë i mirë, në mungesë të bregdetit apo ndonjë lumi, transmeton Telegrafi.


Megjithëse konsiderohet e sigurt dhe ka shpëtimtar, në një pishinë të mbyllur në Seattle të Shteteve të Bashkuara, ndodhi një ngjarje e papritur.

Shoferi i moshuar, e ka humbur kontrollin mbi Toyota Corolla që ishte parkuar në afërsi, rrëshqiti nëpër hapësirën e thepisur dhe përfundoi në ujë. Kjo bëri që tre notarët të habiten kur vetura hyri në ujë, derisa asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Derisa vetura po fundosej, ata iu afruan veturë dhe hapën dyert, prej nga e nxorën shoferi, i cili nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.

Veturën e kanë nxjerrë me një kran dhe përpos dëmeve materiale, nuk ka ndonjë lëndim dhe gjithçka ka përfunduar mirë. /Telegrafi/