LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Norvegjia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

Ministri Hoti duke i uruar detyrën e re Ambasadorit të Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, e falënderoi atë për ndihmën e dhënë nga shteti i Norvegjisë për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Me këtë rast Ministri Hoti gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve.


Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin për procesin buxhetor, politikat fiskale dhe pakon fiskale dy për vitin 2016, për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë, ku ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset norvegjeze për të investuar në Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet edhe raporti i Bankës Botërore për Kosovën ku sipas këtij Raporti Kosova ka krijuar kushte shumë të favorshme për investime.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad duke falënderuar Ministrin Hoti për pritjen e ngrohtë shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë Norvegjeze për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve, me qëllim që Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes, por edhe në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori