LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do ta mbyllë ambasadën e saj në Kosovë

Norvegjia do ta mbyllë ambasadën e saj në Kosovë

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë pritet të mbyllet vitin e ardhshëm, ka njoftuar të premten qeveria e këtij shteti.

Sipas një njoftimi për media, marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë që është më afër.


Përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në vende të tjera.

Bëhet fjalë për ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA).

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend”.

“Por, ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet në njoftimin e qeverisë norvegjeze.

Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore. Shërbimi i Jashtëm Norvegjez përbëhet nga më shumë se 2600 punonjës. Rreth 800 prej tyre punojnë në Oslo, mbi 600 janë staf diplomatik dhe rreth 1200 janë staf të punësuar në vend, të rekrutuar drejtpërdrejt nga misionet jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori