LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

Norvegjia dhe Gjermania ranë dakord këtë të hënë pas një takimi të krerëve të qeverive të tyre në Oslo për të rritur bashkëpunimin e tyre energjetik në fusha të tilla si hidrogjeni, ruajtjen e karbonit, energjinë e erës dhe prodhimin e baterive elektrike.

“Ka pasur bashkëpunim të gjerë energjetik midis Norvegjisë dhe Gjermanisë për shumë vite. Tani ne po e zhvillojmë atë bashkëpunim. Këtu janë zgjidhjet afatgjata për sfidat energjetike dhe klimatike të Evropës”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.


Në përpjekjen e saj për të reduktuar varësinë nga gazit rus, Gjermania ka rritur importet e gazit nga Norvegjia, pavarësisht kufizimeve të atij vendi nordik, i cili furnizoi afërsisht midis 20-25 për qind të të gjithë kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, raporton swissinfo.

Gahr Store kujtoi se muaj më parë qeveria e tij u kërkoi kompanive nxjerrëse të përpiqen të maksimizojnë prodhimin dhe se falë kësaj përpjekje dhe rihapjes së një fabrike të gazit të lëngshëm në veri të vendit, destinacioni pothuajse ekskluziv i të cilit është Gjermania, eksportet e gazit janë rritur me dhjetë për qind.

Tarifa të reja të gazit në Gjermani - konsumatorët përballen me rritje prej 480 eurosh në vit
Lexo po ashtu Tarifa të reja të gazit në Gjermani - konsumatorët përballen me rritje prej 480 eurosh në vit

“Jam i lumtur sepse në Norvegji kemi një furnizues të sigurt energjie, Norvegjisë gjithmonë mund t’i besohet”, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz kishte zhvilluar më parë një takim me të gjithë kryeministrat nordikë në kryeqytetin norvegjez, në të cilin ata diskutuan çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe siguria energjetike në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori