LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune’ – për të shmangur lëndimin ose vrasjen aksidentale të saj

Norvegjia paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune’ – për të shmangur lëndimin ose vrasjen aksidentale të saj

Njerëzit duhet të “shmangin kontaktin” me një balenë të famshme për të shmangur lëndimin ose vrasjen aksidentale të saj, ka thënë Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit.

Balena, me nofkën Hvaldimir, fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2019 pasi u pa me një parzmore të krijuar posaçërisht për një kamerë, gjë që bën që ekspertët të besojnë se balena mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse, përcjell Telegrafi.


Që nga viti 2019, ajo thuhet se ka “udhëtuar përgjatë bregdetit norvegjez” me disa ndalesa gjatë rrugës, sipas drejtorisë, e cila shtoi se Hvaldimir “priret të qëndrojë në hapësirat ku ka mundur të kap peshk”.

Ndryshe, Hvaldimir dihet se ndjek varkat dhe luan me ata në bordin e tyre.

Balena, e cila është një specie e mbrojtur në Norvegji, tani jeton në Oslofjord.

Kjo “do të thotë se ajo ka mbërritur në një zonë shumë të populluar dhe rreziku që balena mund të lëndohet për shkak të kontaktit me njerëzit është bërë dukshëm më i madh”.

Në një deklaratë të mërkurën, drejtori i peshkimit Frank Bakke-Jensen tha se “deri më tani ka pasur vetëm incidente të vogla ku balena ka pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga kontakti me varkat”.

Por ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën e tyre, “edhe pse balena është e zbutur dhe e mësuar të jetë rreth njerëzve”.

“Ne veçanërisht inkurajojmë njerëzit në varka që të mbajnë një distancë të mirë për të shmangur që balena të plagoset ose, në rastin më të keq, të vritet nga trafiku i anijeve”, tha Bakke-Jensen.

Duke pasur parasysh rreziqet, Bakke-Jensen u pyet nëse balena “duhet të vendoset në robëri”.

Drejtoria e Peshkimit do të monitorojë lëvizjet e balenës me shpresën që ajo të kthehet kur të arrijë në fund të Oslofjordit.

Në vitin 2019, ekspertët i thanë CNN se Hvaldimir ishte një kafshë e stërvitur dhe provat sugjeruan se kishte ardhur nga Rusia.

Ndërkohë Jorgen Ree Wiig, një biolog detar në Drejtorinë e Peshkimit të Norvegjisë, i tha CNN se parzmore dukej “e bërë posaçërisht” dhe kishte “pajisje për kamerat GoPro në secilën anë të saj”.

Dhe kapëset e parzmores shkruanin “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke kontribuar në një teori që balena vinte nga Murmansk, Rusi dhe ishte trajnuar nga marina ruse.

Marina “ka qenë e njohur për trajnimin e tyre për të kryer operacione ushtarake më parë”, tha Wiig, “si ruajtja e bazave detare, ndihma e zhytësve, gjetja e pajisjeve të humbura”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori