LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë

Qeveria norvegjeze do t’iu dhurojë 300 respiratorë Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë.

Më 31 mars të vitit të kaluar, Norvegjia kishte vendos për mbyllje totale shkaku i pandemisë. Atëbotë, kryeministrja Erna Solberg kishte njoftuar se kanë porositur 1000 respirator të urgjencës që të prodhoheshin në Norvegji. Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur nevojë që t’i shfrytëzojë, transmeton Telegrafi.


Tani qeveria norvegjeze ka vendosur t’i dhurojë aparatet për frymëmarrje disa shteteve, raporton vg.

Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie

“Në Norvegji, për fat të mirë, ne arritëm të vendosnim infeksionin nën kontroll në pranverën e vitit 2020 dhe kurrë nuk kishim nevojë për aparatet për frymëmarrje. Prandaj jemi në një situatë të mirë që mund t’iu ofrojmë aparatet për frymëmarrje Moldavisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, të cilat janë goditur rëndë nga COVID-19 dhe nuk kanë të njëjtën qasje në pajisjet mjekësore si Norvegjia”, tha Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie.

Të martën, Norvegjia ka nënshkruar një marrëveshje që bën të mundur dërgimin e aparateve të frymëmarrjes në këto te vendet.

Respiratorët e urgjencës duhet të jenë të aprovuar nga CE-ja, që është një shenjë e cilësisë. Sipas prodhuesit Laerdal Medical, ky proces zgjat 18 deri në 24 muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori