LAJMI I FUNDIT:

Norvegjezët arrestojnë shtetasit rusë për përdorimin e dronëve mbi objektet e ndjeshme, Rusia fton për bisedë ambasadorin e Norvegjisë

Norvegjezët arrestojnë shtetasit rusë për përdorimin e dronëve mbi objektet e ndjeshme, Rusia fton për bisedë ambasadorin e Norvegjisë

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se ka thirrur ambasadorin e Norvegjisë, pasi disa shtetas rusë u arrestuan për përdorimin e dronëve në këtë vend.

Gati dhjetë rusë janë arrestuar në Norvegji javëve të fundit për shkelje të ndalimit të fluturimit të dronëve, ose ndalimit të fotografimit të objekteve që konsiderohen të ndjeshme, dhe fotografimi i të cilave është i ndaluar, transmeton Telegrafi.

Rusia i përshkroi arrestimet si të motivuara politikisht, ndërsa Norvegjia tha se ato ishin të ligjshme.

Arrestimet erdhën, pasi Norvegjia rriti masat e sigurisë për sabotimin e dyshuar në tubacionin e gazit Nord Stream nën Detin Baltik.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme ruse thekson: “Ne besojmë se vendimet kundër rusëve janë të motivuara politikisht, dhe nuk kanë të bëjnë fare me parimet e drejtësisë së drejtë dhe të paanshme”.

Pasi ambasadori norvegjez zhvilloi një bisedë me rusët, foli edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Lars Gjemble.

“Ambasadori ynë shfrytëzoi rastin për të informuar Rusinë për legjislacionin penal norvegjez. Ai ka shqyrtuar edhe rastet që janë duke u proceduar në gjykatat norvegjeze. Takimi u zhvillua me një ton të mirë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori