Këngëtarja Nora Istrefi dhe partneri i saj, Robert Berisha, u ndanë para disa muajve.

Dyshja e famshme janë komentuar tejet shumë në mediat rozë për tradhti, ribashkim dhe jo vetëm, megjithëse nuk është kuptuar qartë nëse ata janë ndarë vërtetë.


Roberti është treguar i hapur dhe ka shpërndarë edhe zemra në Instagramin e Norës, mirëpo nga kjo e fundit deri sonte nuk është bërë diçka e tillë.

vip nora Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Megjithatë, këngëtarja Istrefi së fundmi në një postim të publikuar në InstaStory ka shpërndarë këngën e re "T'kam dasht" të Berishës, duke i ofruar përkrahje për një tjetër sukses të tij.

Me këto veprime të të dy palëve lirshëm mund të thuhet se ish-çifti ruajnë raporte të mira pasi kanë edhe një vajzë bashkë të quajtur, Renee.

Noraaa e1576527040973 Nora Istrefi ruan raporte të mira me ish-partnerin e saj, Robert Berisha (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, artisti Berisha në shumë prej intervistave të tij ka deklaruar se Nora do mbetet gjithmonë bashkëshortja e tij.

Madje, ai u shpreh se do të martohet sërish me të nëse do i kalonte edhe 14 vite tjera të lumtura. /Telegrafi/