Nora Istrefi dhe Teuta Selimi kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e tyre të re.

"Sytë e zi" mban titullin projekti, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Dy emrat e njohur të estradës vijnë me një interpretim e paraqitje të mahnitshme në videoklip.

Screenshot 25 9 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Ghulo, Ilir Berani dhe Fifi me muzikë nga Nurteel.

Producimi u bë nga Çelik Lipa në studion e SBS Entertainment.

Screenshot 26 12 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja u kompletua nga produksioni i njohur, FullMoon Production.

Artistet kanë një karrierë të gjatë në skenë me hite të shumta. /Telegrafi/