LAJMI I FUNDIT:

Nominimet për Oscar shtyhen për shkak të zjarrit në Los Angeles

Nominimet për Oscar shtyhen për shkak të zjarrit në Los Angeles
Oscars

Shpallja e nominimeve për Oscar është shtyrë për shkak të zjarreve shkatërruese në Los Angeles.

Në vend të 17 janarit, nominimet do të shpallen më 19 janar.

Me këtë rast, Bill Kramer, Kryeshefi Ekzekutiv i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, u dërgoi një letër të gjithë anëtarëve të Akademisë.


Bill Kramer

“Të dashur anëtarë të Akademisë, ne duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që janë prekur nga zjarret shkatërruese në Kaliforninë Jugore. Shumë nga anëtarët tanë dhe kolegët tanë të industrisë jetojnë dhe punojnë në zonën e Los Angelesit dhe ne po mendojmë për ju”, shkroi Kramer.

“Votimi për nominimet e 97-të të çmimeve Oscar filloi këtë mëngjes në orën 9 të mëngjesit të PT. Ne do të zgjasim afatin e votimit me dy ditë për t’u dhënë anëtarëve më shumë kohë për të votuar. Votimi do të mbyllet të martën, më 14 janar. Si i tillë, njoftimi ynë i nominimeve për Oscar do të zhvendoset nga e premtja në 19 janar”, shpjegoi ai dhe shtoi se së shpejti do të japë informacione shtesë.

Zjarri la shumë të famshëm të pastrehë, duke përfshirë Paris Hilton dhe Leighton Meester.

Zjarret kanë përfshirë Los Angelesin, duke vrarë të paktën pesë persona, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe duke shteruar burimet e zjarrfikësve dhe furnizimet me ujë, ndërsa më shumë se 100,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori