Nokia Lumia 1520 thotë se e ka ekranin më të mirë

Në Lumia 1520 thuhet se është përdorur teknologjia e re, Assertive Display, e cila funksionon sikurse syri i njeriut, pasi që e njëjta përshtatet në kushtet e jashtme.
Me këtë teknologji, dukshmëria e Nokia Lumia 1520 është dukshme më e rritur, duke qenë se ekrani i telefonit e detekton ndriçimin si dhe të gjitha kushtet tjera të jashtme, gjë që ia mundëson ndërrimin e opsioneve të cilat më pas përshtaten shumë mirë në syrin e përdoruesit i cili e përdor pajisjen.
Nokia Lumia 1520 mbështetet në ekranin IPS LCD me diagonalen prej 6 inç në formatin HD dhe rezolucionin prej 1080 x 1920 pikselëve, ndërsa me Assertive Display ndryshimet e jashtme vërehen në ngjyra dhe ndriçim në çdo piksel, edhe atë në kohë reale. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
19/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































