LAJMI I FUNDIT:

Nokia 9 PureView sjell 5 kamera, në fund të muajit tjetër

Nokia 9 PureView sjell 5 kamera, në fund të muajit tjetër

Nokia 9 PureView është vendosur të jetësoj premtimin duke na sjellë pesë kamera në njërën anë të pajisjes, që në shkurt.

Data e lansimit të Nokia 9 ka rrjedhur nga burimet e shpërndarjes Nokia në 91mobiles, gjë që thotë se ne do të shohim telefonin e publikuar në fillim të mesit të shkurtit.


Duket sikur kompania e Nokia-s, HMD Global, dëshiron të tejkaloj MWC-në në fund të shkurtit.

Love Nokia pretendon se ka gjetur animacione që do të shfaqen në ekran kur përdoret lexuesi i gjurmëve të gishtave në ekran. Shikoni videot e këtyre opsioneve më poshtë.

Në një rrjedhje tjetër thuhet se Nokia 9 do të vijë me një CPU Qualcomm Snapdragon 845, por kompania po punon në një variant me Snapdragon 855 më të fundit, i cili është i aftë për 5G.

Specifikat e tjera të rrjedhura përfshijnë një ekran QHD me 5.9 inç, 128GB hapësirë ruajtëse dhe 8GB RAM, së bashku me Android 9 Pie dhe një bateri 4,150mAh. /Telegrafi/