LAJMI I FUNDIT:

Noizy me rekord të ri në tunelin e Kalimashit? (Video)

Noizy me rekord të ri në tunelin e Kalimashit? (Video)

Vozitja me shpejtësi të madhe në tunelin e Kalimashit tashmë është bërë sensacion.

Para disa javësh një i ri nga Shqipëria publikoi një video teksa voziste me shpejtësi prej 316 km/h duke tërhequr interesim të madh.


Më pas një tjetër i ri nga Kosova me Lamborghinin e tij regjistroi shpejtësi prej 329 km/h.

Vozitjen me shpejtësi të madhe në këtë tunel duket se e ka provuar edhe reperi nga Shqipëria, Noizy.

Një video e publikuar në rrjetet sociale e shfaq këngëtarin duke vozitur me shpejtësi të madhe, mirëpo videoja përfundon derisa shpejtësia është në rritje. /Telegrafi/

Noizy me shpejtësi të madhe në tunel?

Posted by Telegrafi Auto on Monday, 11 April 2016

Noizy…

Posted by N’Rm I on Monday, April 11, 2016