Natasha Kandiq është një aktiviste e njohur e të Drejtave të Njeriut, që në orët e fundit është propozuar nga ana e Kryetarit të Komitetit të Helsinkit në SHBA, Roger Wicker, dhe anëtarit të Komitetit për Politikë të Jashtme i Kongresit të SHBA-ve, Eliot Engel, për Çmimin e Paqes për vitin 2018. Lajmi është konfirmuar në site-n e Komisionit për Siguri e Bashkëpunim në Evropë të Komitetit të Helsinkit në SHBA.
Në Shqipëri, Kandiqin e njohin shumë njerëz, por e vlerësojnë shumë pak. Në kohën e gjyqit të saj për akuzat që bëri ndaj gjeneralit Dikoviq për një vrasje masive të shqiptarëve të Drenicës, ajo pothuaj është lënë vetëm nga simotrat e Shoqërisë Civile, në një gjyq të pabarabartë kundër gati të gjithë mekanizmave të shtetit. Dhe, jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës me të cilët është e lidhur direkt. Fakti është se mungojnë apelet për të, kurse rrjeti i gjerë i shoqatave së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri ka qenë krejt apatik në mbështetje të saj.
Merita e Natasha Kandiqit dhe e krijesës së saj Fondit të së Drejtës Humanitare është se përgjatë 25 viteve të pareshtura ajo ka denoncuar krimet e luftës në Ish-Jugosllavi dhe ka udhëhequr procesin e të Drejtës së viktimave të krimeve të luftës si edhe procesin kundër nacionalizmit ekstrem e të tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor.
Në thelb ky është motivacioni që udhëheq edhe propozimin e dy personaliteteve të njohura amerikane për të. Krejt ndryshe nga dhjetëra organizata patetike Ballkanike, që janë fshehur mbas politikës dhe kanë dhe vazhdojnë të flirtojnë me të, ajo ka denoncuar hapur fajtorët. Me fakte. Duke ditur vështirësinë e madhe që ka pasur puna e saj, por edhe pamundësinë e matjes së të gjitha krimeve, ajo nuk ka reshtur asnjëherë duke punuar për t’i dhënë dinjitet viktimave të luftës, por edhe duke dëshmuar të vërteta.
Së fundmi, me një ekip studiuesish nga Kosova dhe Serbia po shkruan një libër për kujtimin e Kosovës për plot 13,535 njerëz që vdiqën ose u zhdukën në të gjithë luftën. Ani pse loja e shifrave në rajonin tonë është i dhimbshëm kurse parashikimi i saj duke parë dhe predispozitën është asfare optimist: Më duhet t’ju them se panorama e vendeve post-jugosllave nuk është optimiste. Gjatë bombardimeve të NATO-s, forcat serbe kanë vrarë 7,346 civilë shqiptarë të Kosovës dhe 1,354 anëtarë të UÇK-së, madje kompensimet financiare për familjet e viktimave ushtarake janë shumë më të mëdha sesa ato të familjeve e viktimave civile. Dhe, në Kosovë e në Serbi për komandantët e luftës referohet gjithmonë si heronj, tha për një intervistë te “Zëri”..
Por, pse e bën këtë? Pse nuk ka frikë? “Unë ndihem e sigurt dhe si dikushi që gëzoj shumë privilegje. Në të gjithë vendet, që dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë ndihem mirë, njerëzit më zgjasin duart përzemërsisht, më ftojnë për të ardhur… me pak fjalë për mua nuk ka kufi në rajon”, justifikohet ajo me krenari në të njëjtin vend.
Falë saj dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe nën presionin e vazhdueshëm të BE-së, Qeveria e Serbisë hapi varrezën që mbarte viktimat nga fshatrat në komunat e Gllogocit dhe të Drenicës, ku në prill dhe maj 1999, njësia e motorizuar e Brigadës 37 vrau të paktën 300 civilë që u transportuan në Rashkë me urdhër të komandantit të brigadës, nënkolonelit Dikoviq, gjoja për “pastrimin e vendngjarjes”. Këto viktima u transferuan në Serbi dhe u fshehën në vende në pronësi të Ushtrisë Jugosllave.
Për këtë ajo ka treguar me gishtin e fajtorit vetë gjeneralin Dikoviq, sot shefi i shtabit të ushtrisë serbe, që atëkohë drejtonte këtë forcë ushtarake dhe që vazhdon ta mohojë, duke e akuzuar këtë personazh të rrallë, ndihmuar nga të gjitha strukturat e shtetit. Dhe zonja nuk ndalet këtu, ndërsa ka siguruar dhe shqiptarët e Kosovës se nuk duhet ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, ashtu si autoritetet e Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë përgjegjëse për detyrimet e tyre.
Është e çuditshme sesi këtë personazh interesant e ka ruajtur fati deri më tani prej hakmarrjes së verbër të qarqeve të errëta të luftërave të fundit në Ballkan, por edhe pse kjo figurë shprese në gadishullin tonë për normalizimin e marrëdhënieve mbështetet kaq pak. Gjithsesi, Nobeli vetë, siç është propozuar nga autoritetet amerikane kandidatura e saj, do të nderohej nëse do të kishte një emër si ajo në listën e vet për vitin 2018. /Javanews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'