Njohjet e reja për Kosovën po vazhdojnë të mbesin peng i marrëveshjes finale me Serbinë. Pavarësisht njohjes së fundit nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, institucioneve kosovare po iu kërkohet strategji e qartë për fushatën që do t’i sillte vendet njohje të reja. Madje nga opozita vlerësojnë se vendimi për mos anëtarësim gjatë 1 viti në organizata ndërkombëtare do të ndikojë që mos të ketë diçka konkrete në procesin e njohjeve bilaterale me shtetet tjera.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla u shpreh se gjatë kësaj periudhe është duke punuar me shtetet njohëse për vendosjen e marrëdhënieve të mira dhe për të siguruar se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve.
Pasi konsideron se në të kaluarën, Kosova përkrahjen e shteteve njohëse në anëtarësime ndërkombëtare e ka marrë si të mirëqenë, pa i funksionalizuar lidhjen ndërmjet veti.
“Në disa nisma të anëtarësimit të cilat i ka ndërmarrë vendi, ka pasur edhe shtete njohëse që nuk kanë votuar fare, ose kanë abstenuar kur kemi zhvilluar aktivitete për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare. Kjo ka treguar saktë që Kosova tek shumë shtete njohëse, përkrahjen e tyre e ka marrë si të mirëqenë. Nuk ka bërë asgjë për të funksionalizuar dhe ndërtuar këtë lidhje në aspekte të ndryshme të interesit të përbashkët. Për këtë kanë ndërmarrë hapa menjëherë dhe pandemia më ka lejuar që përmes mjeteve teknologjike me fol me së paku përmbi dy të tretat e shteteve njohëse i kam mbuluar. Gjeografikisht nëse shihet që së paku kemi bërë një telefonat ose takim virtual jemi siguruar që nuk do të tërhiqet njohja. Jemi në marrëdhënie të mira të sigurta të rregullta. Synojmë me thellua këtë marrëdhënie, besoj që jemi në rregull. Jemi në drejtim të duhur që me i siguruar edhe shtetet njohëse që Kosova ka interesim me i thellua marrëdhëniet edhe më tej”, ka thënë ajo javën e kaluar në komisionin për integrime evropiane.
E deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra kërkon fuqizim të mekanizmave ndërkombëtarë për të shtrirë lobimin që mos të ketë stagnim tjetër të njohjeve të reja.
“Të na ofrohet një strategji e qartë për fushatën që duhet ta bëj Ministria për njohje të reja. E thatë edhe ju se përveç Izraelit gjatë kësaj faze nuk kemi pasur asnjë informatë se cilat do të jetë njohjet e reja të Kosovës. E kemi pasur një stagnuam në kuptimin e njohjeve, andaj ajo që duhet të kërkojmë është që Kosova të vazhdojë agjendën e saj të shtrijë edhe më tepër lobimin të fuqizojë mekanizmat e saja ndërkombëtarë dhe ambasadat në mënyrë që këto njohje mos të stagnohen. Kosova mos të mbetet prapa në kuptimin e njohjeve, ajo që kemi parë gjatë këtyre viteve është se qeveritë e fundit nuk kanë pasur një perspektivë në kuptimin e fuqizimit ndërkombëtar të Kosovës dhe njohjeve të reja”, thotë ajo.
Më skeptike për njohje të reja shprehet deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi.
“Ky është vendimi më i paprecedent që mund të ketë marrë ndonjë shtet. Nuk ka asnjë shtet në botë që ia suspendon vetës sovranitetin dhe të drejtën për me u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare… Lobimet mund të ndodhin të cilat i kemi pasur edhe në të kaluarën të këtij stili, kjo që ne kemi marrë një vendim atu këtu, i cili nuk ka një ndikim negativ. Çdo hap, çdo deklarim e qasje që e bënë qeveria jonë, Ministria e Punëve të Jashtme ndikon në procesin e avancimit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi thotë se njohjet e reja janë të ndërlidhura me procesin e dialogun Kosovë-Serbi.
“Procesi i njohjeve të reja ka kohë që është dëshmuar që është pengë në një mënyrë i procesit të dialogut me Serbinë. Ndonëse ende nuk e shoh të mundshme një epilog të suksesshëm të këtij procesi. Mendoj që përditë e më tepër po bëhet e qartë se marrëveshja ndërkombëtare me Serbinë kërkon ndërhyrje të faktorëve ndërkombëtarë”, thotë ai.
Viteve të fundit Kosova ka pasur stagnim në sigurimin e njohjeve të reja, derisa ka pasur pretendime nga Serbia se disa shtete edhe e kanë tërhequr njohjen për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A