LAJMI I FUNDIT:

Njohja e Kosovës, Hasani: Prioritet absolut i Shqipërisë, do të përcjellim zërin e Prishtinës edhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Njohja e Kosovës, Hasani: Prioritet absolut i Shqipërisë, do të përcjellim zërin e Prishtinës edhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani foli sot në Kuvend për projektrezolutën në mbështetje të Kosovës.

Hasani u shpreh se, “Kosova ka qenë dhe mbetet në qendër të aktivitetit diplomatik shqiptar”.


“Njohja ndërkombëtare e Kosovës është prioritet absolut i yni”, theksoi ministri, teksa shtoi se, “Kosova është pjesë e agjendës tonë në NATO, OSBE, KiE dhe OKB”

Hasani, gjithashtu shtoi se, “Shqipëria u zgjodh në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB me një rezultat mbresëlënës. Kurdo që të jetë nevoja, ne do të përcjellim atje edhe zërin e Kosovës”.

Hasani theksoi se, “javën e ardhshme do të organizojmë në Këshillin e Sigurimit një takim të formatit Arria. Takimi do t’i kushtohet pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit. Kosova do të ketë mundësinë të ndajë me mbarë botën eksperiencën e saj”.

“Do të vijojmë të mbështesim Kosovën për t’i dhënë zë në çdo hapësirë ku mundemi”, u shpreh Hasani.

KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi
Lexo po ashtu KFOR-i të marrë nën kontroll veriun, Rama: Nuk ka forca të mjaftueshme, sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese që ka marrë vendi

Ai nënvizoi se, “sulmi kriminal i 24 shtatorit ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne. Zhvillimet që ndodhën më pas janë një burim i madh shqetësimi”.

“Shpallja ditë zije për 3 kriminelë është sinjali më i rrezikshëm që Serbia mund t’i jepte rajonit”, tha Jasani, teksa u shpreh se, “ky gjest shkon në drejtim të kundërt me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar. Shkon ndesh edhe me deklaratat e vetë Serbisë për gatishmërinë për marrëveshje”.

“Kur fjalët nuk përkojnë me veprat, ka një problem serioz”, tha Hasani, teksa shtoi se, “Shqipëria nuk mbështet dhe kundërshton prerazi çdo veprim që i fryn zjarrit të konfliktit”.

Sipas ministrit, “përpjekjet e Serbisë për ta relativizuar ngjarjen e 24 shtatorit janë të kota”.

Berisha dënon qëndrimin e Ramës për Kosovën në Kuvend: Fjalimi i shkruar në zyrën e Vuçiqit
Lexo po ashtu Berisha dënon qëndrimin e Ramës për Kosovën në Kuvend: Fjalimi i shkruar në zyrën e Vuçiqit

Hasani gjithashtu theksoi se, në Ministerialin e mbajtur në Tiranë, sulmi në Kosovë u dënua edhe nga pjesëmarrës të tjerë në proces.

“I takon Serbisë të bëjë një proces hetimi të thellë dhe serioz. Nëse vërtet janë të interesuar për dialog, fajtorët duhet të vihen para ligjit”, tha Hasani

Ai nënvizoi se, “dialogu Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate”.

“Dialogu nuk duhet të mbetet peng i dinamikave të brendshme apo lojërave politike. Nga rezultati i Dialogut varet e ardhmja e gjithë rajonit. Dialogu duhet të vazhdojë pa humbur asnjë moment”, tha ai

“Çdo kohë e humbur ka çmim më të lartë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi ministri Hasani, teksa shtoi se, “MEPJ do të vazhdojë të punojë ngushtë e pandalshëm me Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori