LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e zhvillimeve politike: Vendimi për dinarin i drejtë, por është betejë e humbur politike

Njohësit e zhvillimeve politike: Vendimi për dinarin i drejtë, por është betejë e humbur politike

Përkundër që ende nuk ka qëndrim zyrtar të QUINT-it lidhur me zgjatjen e periudhës për zbatimin e rregullores që e përjashton dinarin, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se vendimi ishte i drejtë por është shndërruar në betejë të humbur politike.

Banka Qendrore po këmbëngul se që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja që e përjashton dinarin nga përdorimi për pagesa me para të gatshme.


Por ky vendim në fuqi mbetet vetëm formalisht, pasi që Qeveria nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe iu ka bërë thirrje institucioneve të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim.

Përkundër se në fillim deklaronin se BQK është institucion i pavarur dhe se vendimi nuk negociohet, ky ndryshim i qëndrimeve përputhet me kërkesat që kanë shprehur vazhdimisht vendet e QUINT-it.

RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje lidhur me këtë vendim nga ambasada amerikane, franceze dhe britanike, por deri në publikimin e kësaj kronike ato nuk janë përgjigjur.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, O'Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere
Lexo po ashtu Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, O'Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

Me rastin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, tërthorazi ka komentuar raportet Kosovë-Serbi.

“Tema e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, thotë Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se kjo tërheqje nga vendimet qe disa kohë ka qenë strategji e gabuar e Qeverisë aktuale.

Politologu Shkodran Ramadani mendon se Kosova e pagoi çmimin në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku u qortua nga partnerët, përkundër që vlerëson se ndalimi i dinarit është vendim i duhur.

“Qeveria ka marrë fillimisht vendimin e duhur që ka marr iniciativën për ta ndaluar, por më pas është tërhequr duke e pranuar në njëfarë mënyre gabimin e bërë para bashkësisë ndërkombëtare. Kështu që kjo nuk ishte një fitore e madhe politike e Kosovës”, tha Shkodran Ramadani, politolog.

Ramadani mendon se të dyja palët po mundohen që përmes taktizimeve të ndryshojnë diçka në terren, por vlerëson se shumë pak mund të ndryshohet përmbajtja e marrëveshjeve të arritura.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori