LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve e ekonomike: Kosova mund të përfundojë në krizë si Greqia (Video)

Njohësit e çështjeve e ekonomike: Kosova mund të përfundojë në krizë si Greqia (Video)

Njohësit e çështjeve e ekonomike, thonë se buxheti i Kosovës e ka të pamundur të përballojë rritjen e pagave që kërkohen nga punonjësit e sektorit publik, madje sipas tyre, nëse këto kërkesa realizohen, vendi mund të hyjë një krizë ekonomike, të ngjashme me atë që Greqia e ka pasur para disa viteve.

Kërkesat për rritje të pagave në sektorin publik janë të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Kështu thonë njohësit ekonomik në vend.


Jetmir Bakija nge “Demokracia Plus”, thotë se kërkesat e shumta nëse realizohen, do të mund ta dërgojnë vendin në një krizë financiare të ngjashme me atë të Greqisë, që e kishte vite më parë.

Sipas Bakijajt, kërkesat e tilla do të realizoheshin vetëm nëse Qeveria do të merrte borxhe.

“Është problem të plotësohen të gjitha kërkesat, pa e rrezikuar stabilitetin financiar në të ardhmen. Kosova mund të hyjë në një krizë si të Greqisë që kishte para disa viteve. Greqia pikërisht për këto arsye kishte arritur në atë gjendje. Për t’u rritur këto paga do të duhet të merrej borxh, që nuk është aspak e rekomandueshme”, deklaroi Jetmir Bakija.

Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadriaj thotë se kërkesat për rritje të pagave, buxheti i Kosovës nuk mund t’i mbajë.

Sipas Kadriajt, problemin nuk do ta zgjidhte as shkuarja në zgjedhje, madje siç thotë ai vetëm sa do ta rëndonte situatën ekonomike në vend.

“Më këtë nivel të buxhetit që pritet të miratohet, mendoj se nuk mund të përballohet ngritja e pagave, sepse e gjithë administrata, me mësimdhënës e me doktorë nuk do t’i bënin zgjidhje vetes edhe nëse arrijnë t’i ngisnin pagat. Ata vetëm sa do të bllokonin funksionimin e Kosovës si shtet, deklaroi ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Arsimi dhe një pjesë e shëndetësisë janë në grevë, ndërsa janë paralajmëruar edhe greva të tjera, që ndërlidhen pikërisht me projektligjin për pagat. /RTV Dukagjini/Telegrafi/