LAJMI I FUNDIT:

Njohësi i sigurisë kibernetike: Kosovarët duan të bëjnë para shpejt, prandaj janë target i mashtruesve online

Njohësi i sigurisë kibernetike: Kosovarët duan të bëjnë para shpejt, prandaj janë target i mashtruesve online

Jo rrallëherë llogaritë individuale e ato të bizneseve online janë përballur me sulme kibernetike. Disa prej tyre edhe mund t’i kthejnë, por shumë prej tyre i humbin llogaritë e tyre në rrjetet sociale përgjithmonë.

Njohësi i sigurisë kibernetike, Tanzer Abazi, ka thënë për Kiks Kosova se ky lloj i sulmit në të cilin përfshihen edhe paratë, janë karremi më i lehtë për qytetarët.


Sipas Abazit, dallaveraxhinjtë e rrjetit, të cilët kanë arritur të kapin deri në 10 mijë euro, aplikojnë forma përmes dërgimit të vegëzave të ndryshme, të cilat janë të lidhura në atë formë që marrin edhe të dhënat e llogarisë bankare.

Cak i provokimeve të tilla, sipas tij, janë më së shumti organizatat dhe bizneset me numër të madh të ndjekësve.

Personat misteriozë që gjenden prapa këtyre platformave e mashtrimeve, Abazi i quan kriminelë kibernetikë.

Këto skema të mashtrimit, sipas tij, zgjasin prej gjashtë e deri në një vit.

Mirëpo, pse të tillë mashtrues gjejnë terren të lehtë të funksionimit në Kosovë?

Sipas Abazit, fakti se kosovarët duan të bëjnë para shpejtë e lehtë, iu mundëson mashtruesve online që të targetojnë Kosovën.

Abazi apelon te institucionet kosovare që për mbrojtjen e sigurisë kibernetike në vend, shteti duhet të bashkëpunojë me sektorin privat, në mënyrë që të ngrihet vetëdija e përgjithshme.

Hapja e llogarive të rreme në emër të Vigan Morinës dhe biznesit të tij, i cili ka fokus tregtimin global të parasë dhe trajnimet mbi këtë veprimtari, ka bërë që shumë qytetarë të bien pre e mashtrimeve, duke dërguar para në po këto adresa.

Morina, i cili kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës, deri më tash nuk ka ndonjë informatë se çka ka ndodhur me hetimet, meqë sipas tij, nuk mori asnjëherë njoftim të mëtutjeshëm nga organet shtetërore.

Por a ka të dhëna në databazën e Policisë së Kosovës për numrin e njerëzve që raportuan mashtrime të tilla?

Në një përgjigje me shkrim për emisionin, Policia e Kosovës ka nënvizuar 652 raste të bazuara në “Raportin nëntëmujor”.

Pushtimi i rrjetit nga llogaritë e rreme nga njohësit e fushës shpesh vlerësohet si sulm kibernetik. Në shtator të vitit të kaluar, shteti i Kosovës ka bërë një tentim në rregullimin e kësaj fushe, duke miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike, i cili mundësoi themelimin e një agjencie speciale për siguri kibernetike.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori