LAJMI I FUNDIT:

Njoftim nga autoritetet e likuidimit për parashtruesit e kërkesave – vendime, kërkesa për informata shtesë

Njoftim nga autoritetet e likuidimit për parashtruesit e kërkesave – vendime, kërkesa për informata shtesë

Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Miniera Boksitet e Kosovës Volljak (në likuidim), Beko (në likuidim), Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore (në likuidim), Ereniku Industri (në likuidim), Hotel Lahor Brezovica (në likuidim), Ibar Invest (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Dunav (në likuidim),Radio Televizioni i Prishtinës (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresave në vijim (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) në adresat e parashtruesve të kërkesave bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:

1. Të gjithë parashtruesit e kërkesave si në listën e mëposhtme, të paraqiten për të pranuar shkresat përkatëse (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) të Autoriteteve të Likuidimit në adresën e
përcaktuar në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së, para ose deri në orën 16:00 të datës 21 gusht 2023.

2. Mos marrja e shkresave (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit, nëse parashtruesi i kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.

Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme:

– Shtegu në gjuhën shqipe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58
– Shtegu në gjuhën serbe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58
– Shtegu në gjuhën angleze: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58

Listën e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.