LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ukrainasin që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të Volodymyr Zelenskyt

Njihuni me ukrainasin që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të Volodymyr Zelenskyt

Në kohë të vështira dhe nën sulmet e vazhdueshme mbi Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky ka arritur të përçojë mesazhe në mbarë botën.

Madje ai pothuajse çdo ditë mban fjalime nëpër parlamente të vendeve të ndryshme të botës, ku me këto fjalime ka bërë për vete shumicën e liderëve perëndimorë – nga të cilët kërkon ndihmë për dëbimin e ushtrisë ruse nga Ukraina që filloi agresionin më 24 shkurt, transmeton Telegrafi.


E tani është mësuar se kush qëndron prapa këtyre fjalimeve të tij të fuqishme, që sjellin mesazhe të forta. Bëhet fjalë për ukrainasin 38-vjeç Dmitro Litvin, analist politik dhe ish-gazetar i cili me sa duket është i vendosur ta ruaj privatësinë.

Njeriu i Putinit që u arrestua nga Kievi, po kërkon ta shkëmbejnë me ushtarët dhe civilët ukrainas
Lexo po ashtu Njeriu i Putinit që u arrestua nga Kievi, po kërkon ta shkëmbejnë me ushtarët dhe civilët ukrainas

Para se të mësohej se kush është autori i fjalimeve që janë bërë të famshme dhe janë ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën përmes rrjeteve sociale, Litvin kishte vetëm 200 ndjekës në Twitter, kurse sot kjo shifër nga çasti në çast po rritet.

“Mendoj se keni dëgjuar atë që kam shkruar”, thuhet në profilin e tij i cili nga fillimi i luftës shpërndau informacione për situatën në terren.

Edhe pse Dmitro është autori i fjalimeve të njeriut që po e përcjell e tërë bota, atij nuk i pëlqen shumë të flet për këtë temë, por për The Guardian ka theksuar se ai është aty për të “shkurtuar” fjalët e Zelensky, për të cilin thotë se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.

Ukrainasja filmohet duke gjuajtur tanket ruse – derisa në sfond dëgjohej një hit i pakontestueshëm
Lexo po ashtu Ukrainasja filmohet duke gjuajtur tanket ruse – derisa në sfond dëgjohej një hit i pakontestueshëm

“Presidenti e di gjithmonë se çka dëshiron të thotë dhe si dëshiron ta thotë. Emocionet janë gjëja më e rëndësishme, e presidenti është autor i emocioneve dhe logjikës”, shpjegoi Dmitro.

Litvin është pjesë e ekipit të brendshëm të presidentit dhe një prej njerëzve të rrethit më të ngushtë – e nga dita e parë e pushtimit punon shumë nga Bankova – versioni ukrainas i Shtëpisë së Bardhë.

Një prej këshilltarëve të Zelensky, gazetari Sergij Leshchenko e ka përshkruar Dmitrin, si “njeriu që çdo ditë mbledhë idetë e presidentit Zelensky”.

Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin luftanijen ruse Moskva të përfshirë nga zjarri dhe duke u fundosur
Lexo po ashtu Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin luftanijen ruse Moskva të përfshirë nga zjarri dhe duke u fundosur

Ai është pothuajse i panjohur në opinion, ndërsa me aftësitë e tij është njoftuar e tërë bota që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe vazhdimin e kanë konsideruar fjalimin si armën më të fortë të Zelenskyt.

Dmitro dhe Zelensky e dinë mirë se çfarë janë duke bërë, pasi gjykuar nga të dhënat e anketës që e sjellë The Guardian, 95 për qind e ukrainasve besojnë se mund t’i bëjnë ballë agresionit rus, derisa 78 për qind konsiderojnë po ecë në drejtimin e duhur. Litvin madje pretendon se presidenti i Ukrainës mund të shërbej si shembull për një sërë liderësh botërorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori