LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me njeriun që zbuloi skandalin e përgjimeve në Maqedoni (Video)

Njihuni me njeriun që zbuloi skandalin e përgjimeve në Maqedoni (Video)

Krimi që ndodhte në Maqedoni u zbulua me publikimin e materialeve të përgjuara nga kryetari i opozitës së atëhershme Zoran Zaev i cili për herë të parë, më 9 shkurt, publikoi ”bombën” e parë ku dëgjoheshin keqpërdorimet e bëra nga pushteti i OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por kush i’a dha këto materiale kryetarit të LSDM-së? Atëkohë pushteti i kapur legjistlativ i shpalli të fajshëm personat Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.


Kostovski u shpall si i fajshëm në një proces të dyshimt gjyqësor por u lëshua në shtëpi. Nga ana tjetër Gjorgji Lazarevski vuajti 11 muaj burg në burgun e sigurisë së lartë që njihet si ”Burgu i Shutkës” edhe pse nuk e pranoi fajin.

Në një intervistë për Nova Tv, Lazarevski thotë se është moment që duhet të vendosësh me guxim.
”Moment që i’a vlen të jetosh”.

Lazarevski zgjodhi rrezikun në vend të heshtjes dhe tregoi për krimin me përgjimin që e bënte pushteti i asaj kohe. /Telegrafi/