Një vajzë e vogël i ka çuditur të gjithë pasi ushqehet me çfarëdolloj gjëje që nuk duhet dhe që e gjen në shtëpi, duke filluar nga tapeti e deri të ngjyra e mureve.

Trevjeçarja Maddie Moore vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka konsumuar pluhur larës, vaj gatimi, qilim, gurë, suva, dru, plastikë, rërë, bojë, stilolapsa dhe madje edhe letrën higjienike.


sindromi pica

Vogëlushja vuan nga “pica”, një çrregullim i rrallë impulsiv që do të thotë se ajo ka dëshirë të hajë substanca jo-ushqimore.

sindromi pica1

Nëna e saj Catherine Mullins e mban gjithmonë nën vëzhgim vajzën Maddie, për t’u siguruar se nuk do të mbytet, apo do të hajë diçka që do t’i bëjë keq për shëndetin.

sindromi pica2

Catherine, 26 vjeç, thotë: “Ajo është unike. Shumica e profesionistëve të cilët e kanë studiuar thonë se ata kurrë nuk kanë takuar një fëmijë të tillë si Maddie. Në qoftë se unë e lejoj, ajo mund të hajë çdo gjë. Unë jam gjithmonë e shqetësuar pasi çdo gjë shkon në gojën e saj”.