LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me dua.com, aplikacionin shqiptar që është shndërruar në sensacion

Njihuni me dua.com, aplikacionin shqiptar që është shndërruar në sensacion

I lancuar vetëm dy muaj më parë, aplikacioni dua.com është duke u bërë sensacioni i këtij viti.

Ky aplikacion unik është themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora të cilët kishin mision që përmes dua.com të bashkonin shqiptarët kudo në botë. Ndërsa sot, duket se ky mision ka filluar të përmbushet me hapa të shpejtë sepse kanë kaluar vetëm dy muaj prej lancimit dhe dua.com ka arritur të korrë rezultate të mahnitshme.

Interesimi për dua.com deri më tani është i jashtëzakonshëm dhe kjo po e bën këtë aplikacion një urë lidhëse të rëndësishme mes shqiptarëve kudo në botë. Sot janë me mijëra djem e vajza shqiptare, të cilët po kërkojnë të gjejnë fatin e jetës së tyre në dua, ndërsa mijëra të tjerë janë në pritje të lancimit të kategorive dua Biznes dhe dua Ndihmë.

Deri tani dua.com ka arritur të renditet disa herë e para në kategorinë e aplikacioneve të stilit të jetesës e gjithashtu të ketë:

– Mbi 200.000 shkarkime të aplikacionit

– Rreth 77.468.140 aktivitete brenda aplikacionit (pëlqime, biseda, përputhje etj)

Shtetet me më së shumti shqiptarë në aplikacion janë:

1) Kosova (90.843)

2) Shqipëria (47.624)

3) Maqedonia e Veriut (14.320)

4) Gjermania (14.049)

5) Zvicra (12.352)

6) Anglia (5.307)

7) Italia (4.756)

8) SHBA-të (3.998)

9) Franca (3.412)

10) Austria (2.566)

11) Serbia (1.683)

12) Suedia (1.671)

13) Greqia (1.649)

14) Belgjika (1.410)

15) Sllovenia (995)

Përveç kategorisë së dashurisë, dua.com pritet që në të ardhmen të lancojë edhe dy kategori të tjera: dua Biznes dhe dua Ndihmë.

Në kategorinë dua.biz shqiptarët do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të kërkojnë investitorë, punëtorë apo partnerë biznesi. Ndërsa në dua.help shqiptarët do të kenë mundësi të ofrojnë apo kërkojnë ndihmë anë e mbanë botës apo të krijojnë miqësi të reja.

Shkarkoni aplikacionin dua.com duke klikuar këtu.

Artikull i sponzorizuar