Njihuni me çiftin skocez që do të nisë një udhëtim prej 10 muajsh nga Poli i Veriut te i Jugut me një makinë elektrike
Një çift i martuar nga Skocia po planifikon të nisë një udhëtim prej më shumë se 27 mijë kilometrash me makinën e tyre elektrike duke filluar nga muaji tjetër.
Bëhet fjalë për çiftin aventurier Chris dhe Julie Ramsey nga qyteti Aberdeen, transmeton Telegrafi.
Ata po e marrin Nissan Ariya-n e tyre elektrike të modifikuar – bazuar në SUV-in e ri plotësisht elektrik të markës japoneze që kushton 51 mijë euro – në një ekspeditë të parë botërore që do të fillojë nga Poli Magnetik i Veriut dhe që do të përfundojë mijëra kilometra – pothuajse një vit – më vonë në Polin e Jugut.
Udhëtimi 10-mujor do të jetë një testim monumental i makinës, dhe ndoshta edhe i martesës së tyre.
Bazuar në distancën e baterisë së automjetit, burri dhe gruaja – në teori – duhet të ndalen për ta karikuar makinën të paktën 54 herë gjatë udhëtimit të tyre. Por e vërteta është se ata do të ndalojnë së për ta ngarkuar shumë më shpesh se kaq.
Për 10 muaj, më shumë se 27 mijë kilometra dhe 14 vende, çifti po nis udhëtimin me një makinë elektrike me një rreze të kufizuar baterish.
Automjeti i përgatitur për aventura që çifti i martuar do të përdorë është vendosur t’i transportojë ata nga Arktiku përmes Amerikës Veriore, Qendrore dhe Jugore, përpara se të kalojnë në Antarktik.
Kjo është hera e parë që një automjet i çdo lloji ka tentuar sfidën ‘Pole-to-Pole’, pasi asnjë makinë me motor me djegie nuk ka përfunduar ndonjëherë të njëjtin udhëtim.
Terreni nuk do të jetë i lehtë, prandaj ky EV është përshtatur posaçërisht.
We are so excited to finally reveal our #poletopoleev Expedition Ariya to you all. @arctictrucks have done an incredible job on the build & it looks awesome on its 39″ K02 @BFGoodrichTires The tyre selection is crucial to how we can cross the poles.
let us know what you think? pic.twitter.com/M82SLu3Apv
— Pole to Pole EV (@PoletoPoleEV) February 1, 2023
Makina e ekspeditës përmban një paketë baterie 87 kWh që ofron një distancë deri në 513 kilometra me një karikim të plotë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Nissan, modeli elektrik do të kushtojë nën 24 mijë euro
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë