Në Kaliforni është prezantuar aeroplani më i madh në botë – Stratolaunch.

Kjo fluturake i ka krahët e gjerë plot 117 metra, dhe do të shërbejnë për lansimin e raketave që do të dërgojnë satelitë të ndryshëm në hapësirë, transmeton Telegrafi.


Stratolaunch do ta vënë në funksion gjashtë motorë të aeroplanit Boeing 747, dhe do të jetë i lartë 15 metra dhe do të mund të bartë peshë deri në 250 mijë kilogramë.

Fluturaken më të madhe në botë e ka shpikur Paul Allen, njëri nga themeluesit e kompanisë prestigjioze Microsoft.

Fluturakja Stratolaunch pritet që fluturimin e parë ta realizojë në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/

2 9

3 7

4 6

5 4

6 3

7 3

8 2

9 2

10 2

11 2

12 1