LAJMI I FUNDIT:

Njëzet vjet nga hyrja e trupave të NATO-s, e gjitha çka ndodhi në ceremoninë shtetërore

Njëzet vjet nga hyrja e trupave të NATO-s, e gjitha çka ndodhi në ceremoninë shtetërore

Është duke u shënuar 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Me këtë rast është mbajtur edhe një ceremoni solemne e organizuar nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Lorenzo D’Addario.

Gjenerali Lorenzo D’Addario, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë solemne ka kujtuar Prishtinën e vitit 1990, duke kujtuar kështu ndjenjën e dëshpërimit dhe frikës që kishte pasur para 20 viteve, por, duke e pasur të qartë që para vetes kishin një mision shumë të rëndësishëm.


D’Addario tha se nën komandën e Trupave Aleate për Reagim të shpejt, rreth 5 mijë ushtarë nga 39 vende të botës erdhën në Kosovë para 20-viteve, transmeton Telegrafi.

Komandanti i KFOR-it kujton Prishtinën e vitit 1999, thotë se Kosova është shumë më ndryshe se 20 vjet më parë
Lexo po ashtu Komandanti i KFOR-it kujton Prishtinën e vitit 1999, thotë se Kosova është shumë më ndryshe se 20 vjet më parë

“Shumë njerëz ishin zhvendosur, kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të një forcë të fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren dhe për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm”, ka thënë D’Adario në ceremoninë e 20 vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario gjatë fjalimit të tij për hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë

Gjenerali kujtoi me mirënjohje të thellë të gjithë ata që e dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm.

Tutje ai theksoi se Kosova ka ndryshuar shumë që 20-vite, dhe se gjatë këtyre viteve ka përjetuar paqe, duke shtuar më tej se zhvillimi dhe përparimi nuk kanë ardhur falas, dhe se gjatë këtyre viteve kanë humbur jetën më shumë se 200 ushtarë gjatë shërbimit në KFOR, transmeton Telegrafi.

Komandanti i KFOR-it, në fund të fjalimit porositi të gjithë qytetarët në Kosovë që të përkushtohen për pajtim të qëndrueshëm, e që sipas Komandantit kjo mund të arrihet vetëm duke i qëndruar besnik vizionit,  dhe përqendrimit ndaj të ardhmes për të ecur përpara.

Një fjalim për hyrjen e trupave të NATO-s, e mbajti edhe shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali James Foggo, i cili tha që KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë.

Foggo: KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë
Lexo po ashtu Foggo: KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë

“Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshiroj të uroj këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshiroj të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, ka thënë Foggo në fjalimin e tij.

Admirali James Foggo, gjatë fjalimit të tij për hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë

Të pranishëm në ceremoninë solemne për hyrjen e trupave të NATO-s ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj,  zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Dardan Gashi,  Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha,  dhe zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu pjesëmarrës në ceremoninë e KFOR-it ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Udhëheqësit e shtetit të Kosovës gjatë ceremonisë solemne Foto: Ridvan Slivova /Telegrafi

Mirëpo edhe pse ishin të pranishëm në ceremoninë solemne, udhëheqësve të shtetit nuk iu dha mundësia për të mbajtur një fjalim rasti për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Krerët e shtetit shfrytëzuan rrjetet sociale për të falënderuar NATO-n për ndërhyrjen gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë së është i gëzuar që sot në ceremoninë solemne ka parë disa nga ushtarët e rajonit që sot shërbejnë në misionet e NATO-s.

“Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj. I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar presidenti Thaçi, përcjellë Telegrafi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar NATO-n.

“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën. Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.
Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s.

I nderuar të marrë pjesë, sot në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë.
Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Falënderues ndaj NATO-s është shprehur edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë Haradinaj, Fatmir Limaj, ai ka thënë se do të jetë përjetë mirënjohës ndaj tyre.

“Pata kënaqësi të merrja pjesë në shënim të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë të organizuar nga Komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario. Përjetë mirënjohës KFOR-it për sigurinë e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson Limaj në Facebook, përcjellë Telegrafi.

Nesër do të shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, me ç’rast janë organizuar ngjarje të ndryshme për të shënuar 20-vjetorin.

Ish-presidenti i SHBA-së dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright. Ajo është pritur nga-ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndryshe nesër në mesin e shumë ngjarjeve të organizuar  do të bëhet edhe përurimi i Bustit të Sekretares Albright./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori