KFOR-i në Kosovë ka shënuar sot 20 vjetorin e hyrjes së tij në Kosovë.
Në ceremoninë solemne të mbajtur për këtë rast, admirali James Foggo ka thënë se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë.
“Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshiroj të uroj këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshiroj të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, ka thënë Foggo.
Ai ka kujtuar edhe kohën kur babi i tij ishte pjesë e Forcave Kanadeze, duke kujtuar kështu çlirimin e Evropës.
“Javën e kaluar iu bashkova mijëra personave në plazhet e Normandisë për të përkujtuar 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit, ai ishte operacioni i përmasave epike. Numri i viktimave ishte i madh në të dyja anët. Sikur shumica nga ju unë kam lidhje personale me atë luftë, babai im ishte në Forcat Kanadeze, dhe zbarkoi në Normandi në korrik të vitit 1944. Përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore dhe marinësve e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën. Si rezultat i tmerreve të luftës së dytë botërorë, popujt e botës u bashkuan dhe i formuan kombet e bashkuara. Në mënyrë të ngjashme traktati i Uashingtonit i vitit 1949 para 70 viteve e themeloi Organizatën e Traktatit të Atlantikut Veriore.
Ishte qershori i vitit 1999, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcë për Kosovën si “prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të sigurte për të gjithë njerëzit në Kosovë”, shtoi Foggo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre