Njëvjetori i spitalit ‘Bahçeci’

‘Jemi mbledhur sot këtu për të kremtuar së bashku njëvjetorin e hapjes së Spitalit ‘Bahçeci’ në Kosovë, spitalit i cili që nga dita e parë e punës kishte për qëllim ngritjen e nivelit të shërbimeve në sektorin shëndetësorë dhe krijimin e mundësive të reja për shumë çifte që të krijojnë familjet e tyre. Spitali për lindje në Prishtinë, ka bërë bashkë familjet që kanë arritur të kenë fëmijë në mënyrë artificiale. Është spitali i parë i këtij lloji në Ballkan’, tha në fjalën e rastit, drejtori për Kosovë i Spitalit Bahçeci, z.Ali Hocaoglu.
Spitali ‘Bahçeci’ me mjekët profesionist nga Turqia dhe vendi, ka bërë një investim jo më pak se 3 milion eurove vetëm në kompletimin e aparaturave të nevojshme, por këto para arsyetojnë fare mirë qëllimin dhe nevojën e njerëzve në Kosovë për më shumë shëndet dhe lumturi në familje.
Nën kryesimin e Prof. Dr. Mustafa Bahçeci, Grupi Shëndetësor Bahçeci - numëron 203 punëtorë shëndetësor dhe administrativ në të katër qendrat ekzistuese në botë, me 60.000 përvoja të zbatimit praktik në aplikimin e trajtimeve si: Infertiliteti dhe Fertilizimi In Vitro, Kanceri, Gjenetika, shërbime rreth Shëndetit reproduktiv mashkullor, Laboratori embriologjik, Mjekësia familjare dhe Këshillimorja për ushqyeshmëri, Konsultimet psikologjike, Akupunktura dhe Terapitë neurale, Gjinekologjia estetike, Shtatzënia, Lindja, e të tjera.
Duke patur si primare kujdesin ndaj pacientit, Hocaoglu, ftoi të gjithë mjekët gjinekologë, që të pranojnë me dashamirësi dëshirën dhe vullnetin për të bashkëpunuar, për të përqafuar dhe jetësuar në vazhdimësi idenë dhe konceptin për zhvillim dhe mirëqenie në sistemin shëndetësor në Kosovë. /Telegrafi/



















































