LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale e Policisë e angazhuar në hetimet për vrasjen në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë e angazhuar në hetimet për vrasjen në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Në mesin e njësive të shumta policore që janë angazhuar në hetimin e konfliktit me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, e që la të vrarë dy persona, është angazhuar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.


“Të gjitha njësitë policore, edhe Njësitë Speciale janë angazhuar nga qendra operative e Policisë. Është angazhuar një numër i konsiderueshëm i madh i policëve edhe në bastisje edhe tek kontrolli i veturave”, tha Gashi, për Kallxo.com.

Gashi ka thënë se numri i personave që janë angazhuar për të hetuar këtë rast është numër i madh, teksa shtoi se një varg i veprimeve hetimore është kryer deri më tani e që të njëjtat po vazhdojnë tutje.

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Nga hetimet e para që janë kryer është zbuluar se në rasti janë përdorur armë të gjata e armë të shkurta.

Kryeprokurori tha se në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë arritur të gjejnë gëzhoja të plumbave që i takojnë armëve të gjata dhe të shkurta.

Ai tregoi se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e këtij rasti e edhe për të arrestuar dy personat e dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Vrasja në Prishtinë, konfrontim në mes të dy grupeve
Lexo po ashtu Vrasja në Prishtinë, konfrontim në mes të dy grupeve

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e Policisë më 27.03.2024.

Sipas Policisë, janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit, ndërsa siç mësohet dy persona të tjerë janë ndaluar për këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori