LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që dyshohet se vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji ishte ‘vizituar nga policia’ një vit më parë

Njeriu që dyshohet se vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji ishte ‘vizituar nga policia’ një vit më parë

Ky është momenti kur “sulmuesi terrorist” i cili vrau pesë persona në një sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji u mor në pyetje nga policia jashtë shtëpisë së tij një vit më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia, e bërë në gusht të vitit 2020 nga një fqinj, tregon Espen Andersen Bråthen jashtë shtëpisë së tij në Kongsberg me dy oficerë.


Është e paqartë saktësisht për çfarë po flisnin, megjithëse në të njëjtin muaj ai u akuzua për shkelje të një urdhri ndalues të marrë nga babai i tij, të cilin ai kohët e fundit e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Zbulohet emri dhe fytyra e njeriut të arrestuar, i dyshuar për sulmin me hark dhe shigjeta në Norvegji
Lexo po ashtu Zbulohet emri dhe fytyra e njeriut të arrestuar, i dyshuar për sulmin me hark dhe shigjeta në Norvegji

Bråthen tani është në paraburgim, ku ai ka pranuar se ka vrarë katër gra dhe një burrë, të gjithë të moshës 50 deri në 70 vjeç, dhe plagosi tre të tjerë gjatë një sulmi gjysmë në qytetin Kongsberg të Norvegjisë, të mërkurën pas orës 6 pasdite.

Një imazh i marrë nga një fqinj në gusht 2020 thuhet se tregon Espen Andersen Bråthen para shtëpisë së tij, duke folur me dy oficerë policie

Ndërkohë policia thotë se ai është një mysliman i konvertuar i cili u cilësua si i radikalizuar dhe e përshkroi sulmin si ‘një akt terrorist’.

Bråthen filloi sulmin e tij me një hark dhe shigjetë jashtë një supermarketi, por policia ka zbuluar që ai ka përdorur dy armë të tjera gjatë sulmit gjysmë ore – megjithëse ata nuk i identifikuan ato.

Policia ka lëshuar disa detaje të tjera në lidhje me Bråthen, por dokumentet e gjykatës dhe dëshmitë nga fqinjët japin një pamje të zymtë: Një i vetmuar ‘i paqëndrueshëm’ me një koleksion armësh i cili rrallë dilte nga banesa e tij, nuk kishte një punë prej vitesh, vuante nga probleme të shëndetit mendor, përdorte drogë dhe ishte ndarë nga familja e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori