LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu Plumb” i hedhur nga topi i gjyles u përplas në publik (Video)

“Njeriu Plumb” i hedhur nga topi i gjyles u përplas në publik (Video)

Jaime Almarza Quezada e ka kaluar rrjetën mbrojtëse dhe është përplasur për tribunat e një cirku në Santiago të Kilit, pasi u hodh nga topi i gjyles.

Për fat të keq, 40-vjeçari që njihet si Njeriu Plumb, ka rënë në një pjesë betoni dhe mbeti me këmbë të thyer, transmeton Telegrafi.


Të pranishmit janë shqetësuar me rastin, që ka mundur ta linte anëtarin e cirkut me lëndime të konsiderueshme apo edhe jeta tij të ishte në rrezik.

Filmimi i postuar më poshtë e tregon moment dramatik, që u dha mundësinë shikuesve të cirkut, të shohin më shumë se që kërkuan. /Telegrafi/