LAJMI I FUNDIT:

Njëri prej tyre është operuar në Kosovë – autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri

Njëri prej tyre është operuar në Kosovë – autoritetet hungareze japin detaje rreth ushtarëve të tyre të plagosur nga serbët në veri

Një aeroplan Airbus A319 i Forcave të Mbrojtjes Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdes mjekësor është nisur nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në deklarata të autoriteteve hungareze, sipas të cilave gjeneralmajor Ferenc Kajári, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zhvilloi gjithashtu takimin me mjekët ushtarakë në bord.

Sipas tyre, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të publikuar nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze, përcjell Telegrafi.

Kështu raportuan mediat botërore për dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Kështu raportuan mediat botërore për dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës

Ndërsa po sipas mediave, ushtarët hungarezë që marrin pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u plagosën gjatë shpërndarjes masive të protestuesve serbë në vendbanimin e Zveçanit në Kosovë.

Sipas informacioneve nga Garda Kombëtare e Hungarisë, në përleshje u plagosën edhe ushtarë nga disa kombe.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó shkroi në faqen e tij në Facebook se ambasadori hungarez në Prishtinë, József Bencze, ka vizituar katër ushtarët hungarezë në spitalin amerikan, të cilët kanë patur nevojë për trajtim për shkak të plagëve.

Siç ka njoftuar ai, njëri prej tyre është dashur të operohet, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Në lidhje me atë që ka ndodhur, ministri i Jashtëm ka shkruar se Hungaria është e interesuar për paqen dhe qetësinë në Ballkanin Perëndimor.

Péter Szijjártó ka shkruar më parë në faqen e tij në rrjetet sociale se ushtarët hungarez që shërbenin në KFOR-in e Kosovës nën komandën italiane po kryenin detyrat e tyre në përputhje me urdhrat që kishin marrë në vendbanimin e Zveçanit kur u plagosën.

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Ndryshe, grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit.

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.

Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori