Njëri nga personat e qëlluar është në gjendje kritike, tjetri është transferuar në Kirurgjinë Torakale
Njëri nga personat e qëlluar sot me armë zjarri në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup është në gjendje kritike, ndërsa tjetri është transferuar në Klinikën për Kirurgji Torakale, ka konfirmuar për AIM, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski” në Shkup, Ljuben Arsenkov.
Të dy personat u konstatuan se kishin plagë me armë zjarri në stomak dhe në gjoks. Njëri prej tyre, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, aktualisht është duke iu nënshtruar një operacioni.
“Në spital janë shtruar dy pacientë, janë dy meshkuj. Një pacient u mbajt me ne, ai u dërgua menjëherë në sallën e operacionit për shkak të ashpërsisë së plagëve. Ky pacient aktualisht po i nënshtrohet një operacioni. Ai është në gjendje të rëndë dhe po i bëhet një operacion për shkak të lëndimeve në stomak dhe kavitetin e kraharorit. Tjetri është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Të dy pacientët kanë pasur plagë me armë zjarri”, thotë Arsenkov.
Ndryshe, gjuajtja me armë zjarri në “East Gate Mall” ndodhi sot pasdite, kur një person i armatosur gjuajtu në drejtim të dy të tjerëve. Nga policia thonë se po i marrim masat e nevojshme për arrestimin e personit që gjuajti me armë zjarri. MPB ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251