LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga katër viktimat e COVID-19 është një 33 vjeçar nga Malisheva

Njëri nga katër viktimat e COVID-19 është një 33 vjeçar nga Malisheva

Një 33 vjeçar nga Malisheva është një nga katër viktimat nga COVID-19, që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tri rastet e tjera të vdekjeve janë një 80 vjeçar nga Prishtina, një 62 vjeçar nga Prizreni dhe një 71 vjeçar nga Skenderaj.


IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 229 raste të reja pozitive, ndërkaq janë shëruar 363 persona.

Prej marsit të vitit 2020  deri më 2 janar 2021, në Kosovë janë regjistruar 51,731 raste me coronavirus.

Prej tyre, 1,340 persona të infektuar kanë vdekur dhe 42,215 janë shëruar.

Në Kosovë aktualisht janë 8,176 raste aktive me COVID-19. /Telegrafi/