Njerëzit mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade, ka thënë një zyrtar i NASA-s për BBC.
Howard Hu, i cili drejton programin e anijes hënore Orion për agjencinë, tha se habitatet do të nevojiteshin për të mbështetur misionet shkencore, transmeton Telegrafi.
Ai tha të dielën se lëshimi i raketës Artemis të mërkurën, e cila mbart anijen kozmike Orion, ishte një “ditë historike për fluturimin njerëzor në hapësirë”.
Orion është aktualisht rreth 134 mijë kilometra nga Hëna.
Raketa Artemis 100 metra e gjatë u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy si pjesë e misionit të NASA-s për të kthyer astronautët në satelitin e Tokës.
Në maj të raketës qëndron anija kozmike Orion, e cila, për këtë mision të parë, është pa ekuipazh, por është e pajisur me një ‘manekin’ që do të regjistrojë ndikimet e fluturimit në trupin e njeriut.
Hu tha se të shikoje Artemisin të ngrihej ishte “një ndjenjë e pabesueshme” dhe “një ëndërr”.
“Është hapi i parë që po bëjmë për eksplorimin afatgjatë të hapësirës në thellësi, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për botën”, tha ai.
“Dhe unë mendoj se kjo është një ditë historike për NASA-n, por është gjithashtu një ditë historike për të gjithë njerëzit që e duan fluturimin njerëzor në hapësirë dhe eksplorimin e thellë të hapësirës.
“Dua të them, ne do të kthehemi në Hënë, ne po punojmë drejt një programi të qëndrueshëm dhe ky është mjeti që do të transportojë njerëzit që do të na zbresin përsëri në Hënë”.
Hu shpjegoi se nëse fluturimi aktual i Artemis do të ishte i suksesshëm, atëherë tjetri do të ishte me një ekuipazh, i ndjekur nga një i tretë ku astronautët do të zbarkonin përsëri në Hënë për herë të parë që nga Apollo 17, 50 vjet më parë në dhjetor të vitit 1972.
Misioni aktual po vazhdonte mirë, i tha ai BBC-së, me të gjitha sistemet që funksiononin dhe ekipi i misionit po përgatitej për ndezjen e radhës të motorëve të Orionit (ajo që njihet si djegie) të hënën për ta vendosur anijen kozmike në një orbitë të largët të Hënës.
Një nga fazat më kritike të misionit Artemis I është kthimi i sigurt i modulit Orion në Tokë. Ai do të rihyjë në atmosferën e planetit me 38,000 kilometra në orë ose 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe mburoja në pjesën e poshtme të tij do t’i nënshtrohet temperaturave që i afrohen 3,000 gradë C.
Pasi të jetë testuar dhe vërtetuar siguria e komponentëve dhe sistemeve të Artemis, Hu tha se plani ishte që njerëzit të jetonin në Hënë “në këtë dekadë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi