LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit sëmuren nga dëshirat e paplotësuara: Mendime të mençura të Indianëve!

Njerëzit sëmuren nga dëshirat e paplotësuara: Mendime të mençura të Indianëve!

Indianët ishin popull i cili jetonte në harmoni të plotë me natyrën dhe prandaj janë dukur të prapambetur me evropianët “e civilizuar”

Indianët gabimisht e kanë marrë këtë emër. Në të vërtetë, detarët evropianë kanë konsideruar që vendet tejatlantike të cilat i kanë zbuluar në të vërtetë janë India, transmeton Telegrafi.

Se sa kanë qenë më përparimtarë dhe më të mirë nga pjesa tjetër e botës, dëshmojnë edhe urtësitë e tyre të cilat shprehin interaksionin e njeriut dhe natyrës.

Mendimet e tyre njëherësh kanë qenë edhe të thjeshta edhe të thella:

⦁ Personi i mirë sheh shenja të mira.
⦁ Secilit person i janë të nevojshme ditët e qeta që të dëgjohet.
⦁ Ai i cili hesht, di dyfish më shumë se oratori.
⦁ “Është patjetër” – vetëm të vdesësh.
⦁ Shtëpia është atje ku ndihesh mirë.
⦁ Brenda çdo personi luftojnë e keqja dhe ujku i mirë.
⦁ Ujku i cili ushqen, gjithmonë fiton.
⦁ Çdo gjë në botë ka këngën e vet.
⦁ Fëmija është mysafir në shtëpinë e vet: ushqejeni, mësojeni dhe lirojeni.
⦁ Dituria është e fshehur në çdo gjë.
⦁ Dikur e gjithë bota ishte bibliotekë.
⦁ Kur pritet druri i fundit, kur helmohet lumi i fundit, kur kapet zogu i fundit – vetëm atëherë do të kuptoni që paraja nuk mund të hahet.
⦁ Duaje vendin tënd.
⦁ Nuk e trashëgon nga prindërit, e keni huazuar nga fëmijët tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori